Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare

Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të posaçëm në ambientet e ministrisë me vajza dhe gra të cilat po mbështeten përmes projektit “Fuqizimi i Grave për Zhvillim Rural në Shqipërinë Veriore”. Ministri tha se, “sipërmarrjet e ngritura sot nga gratë dhe vajzat janë modele frymëzimi për komunitetet rurale, duke u bërë promovuese të ndryshimit përmes iniciativave në bujqësi, agroturizëm dhe përpunim ushqimor”. Sipas tij, të mbështetura me financim, trajnime dhe asistencë teknike, ato po ndërtojnë biznese familjare, ferma moderne dhe forma të reja bashkëpunimi rural që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal. “Nga vetëm 430 përfituese në vitin 2016, sot numërohen rreth 7500 gra të mbështetura përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, ndërsa qindra...