Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët “zot të kokainës” në Ekuador, marrin në “dorë” portet dhe bandat, rruga afrikane e kontrabandimit të…
Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përdorin një rrugë të re për kontrabandimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës: përmes vendeve të Afrikës Perëndimore. Këtë e vunë në dukje studiuesit e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI) në një raport të publikuar në shtator. Sasha Gjorgjeviq, bashkautor i raportit, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, përdorin rrugën përmes Afrikës Perëndimore për trafikimin e kokainës, kryesisht për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik të Afrikës Perëndimore, e cila ndodhet midis Amerikës Latine, ku prodhohet kokaina, dhe tregjeve evropiane, ku shitet. Raporti bazohet në 70 intervista me gazetarë hulumtues, policë, prokurorë, akademikë, zyrtarë dhe punonjës të sektorit privat...