Si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi? Dosja hetimore e vdekjes së Brian Spahiu: U tha për 2, përfundoi me 14 ndërhyrje dentare

Si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi? Dosja hetimore e vdekjes së Brian Spahiu: U tha për 2, përfundoi me 14 ndërhyrje dentare

Roland-Ina Xhaxho dhe Brian Spahiu TIRANË- Brian Spahiu 3-vjeç humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij, Ina Xhaxho, ndërsa dosja e zbardhur së fundmi zbardh hap pas hapi ngjarjen. Që në momentin e mbërritjes së 3-vjeçarit në klinikën dentare, zgjatja e operacionit, komunkimi i mjekëve me familjarët dhe deri të autopsia.  Fillimisht prindërit e të miturit ishin konsultuar me mjeken Ina Xhaxho, pa prezencën e 3-vjeçarit dhe pa një grafi të dhëmbëve të tij. Ata i kanë treguar edhe operacionin e mëparshëm në zemër të Brian, por që kishin marrë konfirmimin e mjekëve se mund t'i nënshtrohej çdo operacioni. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka...