Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hamasi i dorëzon Izraelit trupat e dy pengjeve
Hamasi ka njoftuar se sonte në orën 22:00 do t’i dorëzojë dy trupa pengjesh izraelitë Kryqit të Kuq, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, të cilat bënë me dije se një ditë më parë u dorëzuan katër trupa, por njëri prej tyre rezultoi të ishte një palestinez, jo peng izraelit. Sipas mediave të huaja, Izraeli po humbet durimin, pasi Hamasi po vonon dorëzimin e 21 trupave të tjerë që, sipas kushteve të marrëveshjes, duhej të ishin kthyer menjëherë. “Ne e dimë saktësisht se sa pengje mund të lirojë Hamasi dhe nëse ka qasje në trupat e tyre. Ua kemi bërë të qartë ndërmjetësve se Hamasi po luan një lojë të rrezikshme,” thanë burime izraelite për median. Ndërkohë,...