Zbulohet rast i kultivimit të kanabisit në Bilisht, policia shoqëron disa persona

Zbulohet rast i kultivimit të kanabisit në Bilisht, policia shoqëron disa persona

Një rast i paligjshëm i kultivimit të bimës narkotike kanabis sativa është zbuluar në qytetin e Bilishtit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë kanë organizuar një aksion, gjatë të cilit është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i disa rrënjëve të dyshuara të lëndës narkotike kanabis sativa. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa pritet që në përfundim të veprimeve hetimore të ketë arrestime dhe procedime penale për personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Policia e Devollit vijon hetimet për të identifikuar dhe ndaluar të gjithë bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë rast.