Miratohet kërkesa e PS-së/ Kolegji Zgjedhor merr vendim, ja afatet për zgjedhjet në 5 bashki

Miratohet kërkesa e PS-së/ Kolegji Zgjedhor merr vendim, ja afatet për zgjedhjet në 5 bashki

Kolegji Zgjedhor  TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka miratuar sot afatet zgjedhore të propozuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Sipas vendimit, fushata zgjedhore do të fillojë më 1 nëntor. Afatet e propozuara nga KQZ parashikojnë 16 tetorin si data e fundit për regjistrimin e partive si edhe komitetet për kandidatët e pavarur. Gjithashtu kandidatët duhet të dorëzojnë kërkesën e tyre për regjistrim jo më vonë se data 24 tetor. Gjithashtu, Kolegji Zgjedhor pranoi sot kërkesëpadinë e bërë nga Partia Socialiste ndaj Komisionit Rregullator në KQZ, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor. Konkretisht për: Miratimin e afateve procedurale të zgjedhjeve, Miratimin e karakteristikave teknike të fletës së votimit, Përdorimin e pajisjes elektronike për...