Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nën hetim nga Prokuroria e Tiranës? Pacolli: Kam parë stuhi dhe më parë, por ky ‘Lis i Madh’ nuk shembet!
Behgjet Pacolli TIRANË- Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës, ku përveç tij, do të hetohen vëllai Emin Pacolli dhe Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër 'Mabco Construction S.A.'. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Pacolli nuk përmend as emra e as çështje, teksa e cilëson veten "Lisi i Madh", rreth të cilit sipas tij, rrinë njerëz pa histori që kërkojnë të bëhen të famshëm prej tij. Biznesmeni ka lënë të kuptohet se shpesh është 'shënjestruar' me qëllim për ta dëmtuar, por në fund ia ka dalë të qëndrojë në këmbë. Reagimi: Ka nga ata që s’kanë emër të vetin, prandaj ushqehen me emrin e tjetrit – si MIZAT me mjaltin e bletës puntore.Janë njerëz pa...