Kosovë/ Osmani: Shpresoj që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e ekzekutivit

Kosovë/ Osmani: Shpresoj që partitë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e ekzekutivit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është në duart e partive politike që të formojnë Qeverinë e re, duke theksuar se shpreson shumë që ato të gjejnë gjuhë të përbashkët në mënyrë që vendi të ketë ekzekutiv me mandat të plotë sa më shpejtë. “Unë shpresoj shumë që sa më parë të kemi Qeveri me mandat të plotë kushtetues sepse siç e dini Qeveria në detyrë ka kompetenca të kufizuara sipas Ligjit për Qeverinë. Kjo pastaj e pengon jo vetëm punën e Qeverisë, por e pengon shtetin në tërësi”, tha Osmani për gazetarët, pasi mori pjesë në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Osmani tha se një ekzekutiv me mandat të plotë do të mund të shtyjë përpara reforma, të miratojë një...