Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ia shtypa plagën me peshqir”, Sekretarja e Apelit rrëfen momentet e tmerrit kur gjyqtari Kalaja u vra në sytë e saj: Autori më tha..
“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”. Kjo është dëshmia tronditëse e sekretares së Apelit, e cila iu rrëfeu hetuesve momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit. Sekretarja shpjegoi se tentoi t’i jepte ndihmë gjyqtarit duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi. Autori i dyshuar i vrasjes Elvis Shkambi pretendonin se në momentin që qëlloi gjyqtarin ndjeu urrejtje të madhe...