Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të verbërit: Ndihemi të harruar, marshim proteste në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë
Pas një plagosjeje të rëndë me armë zjarri në kokë, 6 vite më parë, Enver Karaj, 57 vjeç, humbi shikimin. Që prej asaj dite, jeta e tij dhe e familjes është kthyer në një përballje të vazhdueshme me vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes. Në një rrëfim për Vizion Plus, bashkëshortja e Enver Karajt, e dëshpëruar, thotë se ndihma monetare që ata marrin nga shteti është e pakët, ndërsa të dy bëjnë dhe një apel. 15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, ndaj dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë zhvilloi një marshim sensibilizues, për të treguar rëndësinë e shkopit të bardhë si simbol i pavarësisë për të verbrit. Sipas anëtarëve të shoqatës, prej më shumë se një dekade, komuniteti i të verbërve po...