Arrestohet ‘koka’ e rrjetit ndërkombëtarë të kokainës në Itali, një shqiptar i përfshirë në trafikim

Arrestohet ‘koka’ e rrjetit ndërkombëtarë të kokainës në Itali, një shqiptar i përfshirë në trafikim

Policia italiane ka arritur të vë në pranga Giuseppe Grillon, “kokën” e rrjetit ndërkombëtar për trafikimin e kokainës nga Peruja drejt Italisë. Grillo sipas hetimeve rezulton të jetë kunati i një nga krerëve të njohur të mafies italiane, Rocco Barbaro, i cili ky i fundit është i lidhur me organizatën kriminale të “Ndrangheta”. Tashmë, blutë italiane kanë arrestuar 13 persona dhe 3 të tjerë kanë marrë masën e sigurisë, arrest shtëpie. Këta 13 të pandehur janë pjesëtarë të një grupi criminal, i cili  përgjatë viteve 2020-2021 ka trafikuar brenda Italisë rreth 655 kg lëndë narkotike kokainë, duke sjellë në fitim 18 milionë euro. Mësohet se këto para janë pastruar nëpërmjet një sistemi të fshehtë bankar kinez. Nga hetimet bëhet me dije se, lënda narkotike vinte...