Si shkarkohet presidenti? Avokati sqaron: Kallëzim penal, më pas heton drejtësia

Si shkarkohet presidenti? Avokati sqaron: Kallëzim penal, më pas heton drejtësia

Në një intervistë për emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, avokati Arbër Hoxhaj ka sqaruar procedurat ligjore që parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e një Presidenti, duke iu referuar kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Bajram Begajt dhe ankimimit të dekretit të tij për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj.  Sipas Hoxhajt, nisma e opozitës, edhe pse e pamundur për t’u realizuar pa votat e shumicës, është ligjërisht e drejtë dhe politikisht e justifikuar. “Opozita ka detyrimin moral dhe politik për të treguar mënyrën se si një president bën shkelje të rëndë të Kushtetutës. Opozita ka rastin më të mirë për ta demaskuar këtë lloj sjelljeje, dhe më pas është detyra e zotit Veliaj dhe e mbrojtësve të tij, nëse nuk ka ndonjë “Nesti Angoni” për Presidentin e Republikës, të bëjë...