Berisha kërcënon Taulant Ballën: Kam dokumente që provojnë porosi për vrasje

Berisha kërcënon Taulant Ballën: Kam dokumente që provojnë porosi për vrasje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke pretenduar se disponon dokumente që e lidhin këtë të fundit me porosi për vrasje. Në një konferencë për media, Berisha u shpreh se dokumentet që vërtetojnë akuzat ndaj Ballës janë eliminuar, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për lidhje me figura të inkriminuara në drejtësi. Ai përmendi konkretisht prokurorin Vate Staka, të cilin e cilësoi si “hajdut që ka fshehur pasurinë dhe ka kaluar vettingun me ndërhyrjen e Ballës”. “Nuk do ta kisha quajtur kurrë Taulant Ballën kryetar të një organizate kriminale, po të mos kisha në dorë dokumentet që e provojnë këtë. Ato tregojnë se Balla ka porositur vrasje dhe më pas...