Arrest në sallën e gjyqit: Çifti akuzohet për dëshmi të rreme në çështje vrasjeje të vitit 1997

Arrest në sallën e gjyqit: Çifti akuzohet për dëshmi të rreme në çështje vrasjeje të vitit 1997

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur ambientet e Gjykatës së Lezhës, ku një çift bashkëshortësh është arrestuar drejtëpërdrejt gjatë një seance gjyqësore, lidhur me një vrasje të ndodhur 28 vite më parë, në vitin 1997, në fshatin Rrasfik të Mirditës. Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Lezhës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, arrestuan shtetasit: V. P., 53 vjeçe, dhe A. P., 57 vjeç,banues në Lezhë, për veprën penale “Dëshmia e rreme”. Sipas autoriteteve, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar dje, çifti ka dhënë deklarata kontradiktore me ato të mëparshmet, duke ngritur dyshime serioze mbi vërtetësinë e rrëfimeve të tyre. Prokuroria dyshon se kjo sjellje mund të ketë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e procesit gjyqësor. Ngjarja lidhet me...