Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar
Është zbardhur dosja e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes dentare të kryer për disa orë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho. Në dosje tregohet hap pas hap gjithë ç’ka ndodhur, që në momentin e mbërritjes së fëmijës në klinikën dentare, dhe deri në kryerjen e autopsisë. Sipas dosjes dhe dëshmive të marra nga prindërit e vogëlushit, dajës dhe gjyshit të tij që kanë qenë prezentë në momentin e ndërhyrjes në klinikë, pohohet se 3-vjeçarit nuk i është bërë asnjë grafi për dhëmbët, por është bërë një konsultë me prindërit e tij, pa prezencën e fëmijës fillimisht. Mjekja stomatologe Ina Xhaxho, ka kërkuar nga prindërit një foto të dhëmbëve të të miturit, ndërsa ditën që djali ka shkuar...