Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena
Prokuroria e Korçës po heton avokatin Arben Lena, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është i burgosur në burgun e Shënkollit. Avokati Lena është denoncuar nga 70-vjeçari, i cili i ka dorëzuar avokatit një prokurë duke i dhënë akses në llogarinë e tij bankare për llogari të çështjes së tij gjyqësore. Ai ka përfituar nga kjo situatë dhe i ka marrë nga llogaria të burgosurit shuma parash, ndërsa ende nuk dihet se për çfarë vlere bëhet fjalë. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës...