Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lule dhe ëmbëlsira/ Kreu i PD surprizohet nga demokratët, si e festoi 81-vjetorin Sali Berisha në mbledhjen e grupit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Gjatë mbledhjes me grupin e PD, Berisha është surprizuar me lule dhe ëmbëlsira. Më herët ai ndau foto me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, ndërsa shprehet mirënjohës për familjen, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij. Gjatë mbledhjes së demokratëve, Berisha u shpreh se “Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashamirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite. Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje. Cili është sekreti i këtij njeriu? Po, Belind, pyesin, cili është sekreti? Se...