Netanyahu del në gjyq/ Kryeministri izraelit para drejtësisë, Trump kërkoi ta falnin

Netanyahu del në gjyq/ Kryeministri izraelit para drejtësisë, Trump kërkoi ta falnin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu doli këtë të mërkurë para gjykatës, pavarësisht thirrjes së Donald Trump për të falur akuzat ndaj tij për korrupsion. Kjo ishte paraqitja e parë e Netanyahut në gjyq në thuajse një muaj, për shkak të disa festave në kalendarin hebraik dhe angazhimeve ndërkombëtare. Netanyahu u rikthye për t’u përballur me akuza që përfshijnë ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me tre raste të veçanta të njohura si 1000, 2000 dhe 4000. Rasti i parë ka të bëjë me marrjen e dhuratave luksoze me vlerë mbi 210,000 dollarë, duke përfshirë puro, shampanjë dhe bizhuteri, nga biznesmenë të pasur në këmbim të favoreve politike. Rasti 2000 ka të bëjë me bashkëpunimin e Netanyahu me një botues gazete për të siguruar mbulim...