Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për Amar Shkëmbin, i cili u ekstradua nga Dubai të martën. Shkëmbi akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Ai është një nga 11 personat e dyshuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit të ndodhur në 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoj, aktualisht deputet i PD-së, Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe Andi Maloku. Ky i fundit shoferi i ish-prokurorit, i...