Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Çfarë ndodhi në Kukës? Një granatë LODËR “ngriti në këmbë” autoritetet
PAMJE NGA VENDNGJARJA KUKËS- Një alarm për bombë në Kukës ka “ngritur në këmbë” autoritetet mëngjesin e sotëm. Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pikasur një granatë ofensive. Objekti u konstatua tek ‘Rruga e Turizmit’ rreth orës 06:35, por rezultoi të ishte një lodër. "Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.", tha policia në njoftimin paraprak. Policia rrethoi bulevardin e qytetit, ndërsa pas hetimeve u konstatua se granata ishte një lodër. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar si ka përfunduar lodra mbi stolin e shëtitores dhe nëse është lënë aty me qëllim apo rastësisht./ZËRI dvp kukes download 11