Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë italianes, Gjykata njeh rastin e parë

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë italianes, Gjykata njeh rastin e parë

FOTO ILUSTRUESE ITALI-Gjykata Civile e Astit në Itali ka njohur në një vendim të shkallës së parë që lidhte vaksinimin kundër COVID-19 me dëmtimin serioz neurologjik që e pengoi një grua 52-vjeçare të ecte. Mediat italiane raportojnë se gruaja një javë pasi mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid, kishte patur "simptoma të rënda neurologjike'. Sot 52-vjeçarja nuk është më në gjendje të ecë dhe filloi të përjetojë simptomat e para pasi mori dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech: e para më 4 prill 2021 dhe e dyta më 28.  Dhjetë muaj pas shtrimit të saj në spital, letra e saj e daljes përfshinte këtë fjali: "Një rol shkaktar i vaksinës nuk mund të përjashtohet". Gjykata emëroi dy konsulentë teknikë, Agostino Maiello dhe Stefano Zacà, të cilët...