Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elbasani vijon programin e rikonstruksionit të fasadave me sistem kapot. Lagjja “28 Nëntori” përfiton nga investimi i ri
Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 09:16 Në kuadër të programit për efiçencën e energjisë dhe përmirësimin estetik të hapësirave urbane, ka nisur puna për rikonstruksionin e fasadave në bllokun e pallateve të lagjes “28 Nëntori” në Elbasan.Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), si pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e fasadave me sistem kapotë. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë inspektimit të punimeve theksoi rëndësinë e këtij investimi për cilësinë e jetës së banorëve dhe për transformimin urban të qytetit:“Angazhimi ynë është i qartë, të gjithë pallatet e qytetit do të kalojnë në sistemin kapotë, për të garantuar kursim të energjisë, izolim termik dhe akustik më të mirë, si dhe një pamje moderne e...