Skandali me mikrokreditë! Dumani: Po verifikohet pozita e zyrtarëve, në gjykim janë 20 persona

Skandali me mikrokreditë! Dumani: Po verifikohet pozita e zyrtarëve, në gjykim janë 20 persona

Altin Dumani TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për hetimet mbi skandalin e mikro-kredive. Në mbledhje deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, kërkoi të dinte nëse është thirrur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për këtë çështje. Dumani sqaroi se hetimet për rastin e mikro-kredive kanë përfunduar dhe dosja ndodhet tashmë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Kreu i SPAK deklaroi se janë sekuestruar 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro, si dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme, ndërsapPo verifikohet pozita e secilit person të përfshirë. “Çështja e mikro-kredive hetimet për krijuesit kanë përfunduar dhe është dërguar për gjykim. Janë dërguar për gjykim 16 shtetas dhe 4 persona juridik, ndërsa janë sekuestruar...