Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ek*ekutimi i gjyqtarit, zbardhet dinamika. 31 fishekë dhe a*ma ishte gjermane
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit rreth një javë më parë. Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”. Pamjet e sigurisë treguan se në ambientet e gjykatës, në sallën nr. 3 ishin të pranishëm Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip e Ervis Kurtaj. Të katërt ndodheshin aty për një çështjen gjyqësore që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, shtetasi Elvis Shkambi që ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri...