Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e Amerikës: Integriteti i procesit i rëndësishëm në luftën kundër krimit
Nga 18 dhjetori, SPAK do të drejtohet nga një tjetër prokuror pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasada Amerikane në Tiranë për ”Report Tv”, thotë se duhet vendosur rëndësinë në integritetin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri me qëllim vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes palëve. Në përfundim të reagimit, Ambasada thekson se procesi i përzgjedhjes po monitorohet nga afër. “Partneriteti ynë me SPAK ndihmon Shqipërinë të dobësojë operacionet e organizatave kriminale ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave dëmtojnë qytetarët amerikanë. Integriteti i procesit të përzgjedhjes për Kryeprokurorin e ri të Posaçëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve...