Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I dha Nobel për Paqe lideres së Opozitës, Venezuela i vë kyçin ambasadës në Oslo
Machado-ambasado e venezueles ne oslo NORVEGJI- Venezuela njoftoi të hënën se do të mbyllë ambasadën e saj në Oslo, disa ditë pasi udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen, raporton BBC. Në një deklaratë, qeveria venezueliane nuk komentoi mbi çmimin e Machados, duke thënë se mbyllja ishte pjesë e një ristrukturimi të shërbimit të saj të jashtëm. Ministria e Jashtme e Norvegjisë konfirmoi se Karakasi kishte mbyllur ambasadën e saj në Oslo pa dhënë një arsye. Komiteti i Nobelit në Oslo ia dha asaj çmimin të premten në njohje të asaj që e quajti "puna e saj e palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës", ndërsa udhëheqësi venezuelian Nicolás Maduro e quajti laureaten 58-vjeçare një "shtrigë...