Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi, bie akuza për pornografi me 16-vjeçaren
dervish hasi TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi, 42 vjeç, për akuzën e dhunës në familje, duke rikualifikuar veprën penale fillestare të ngritur ndaj tij për pornografi. Mjeku u arrestua më 18 janar të vitit 2024, pas hetimeve që zbuluan se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si “gruan e tij të katërt”. Arrestimi i mjekut u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes së tij për disa ditë. Nga hetimet rezultoi se vajza 16-vjeçare ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë dyvjeçare nga mjeku 42-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar pas arrestimit, policia sekuestroi telefonin e tij, në të cilin u gjetën materiale filmike me përmbajtje erotike,...