E rëndë në Itali, 3 karabinierë vdesin gjatë operacionit, 13 të tjerë të plagosur

E rëndë në Itali, 3 karabinierë vdesin gjatë operacionit, 13 të tjerë të plagosur

Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në Castel d’Azzano, pranë qytetit të Veronës në Italinë verilindore, ku tre efektivë të karabinierisë humbën jetën dhe 13 të tjerë, mes tyre karabinierë dhe oficerë policie, mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi gjatë një operacioni dëbimi. Sipas autoriteteve italiane, shpërthimi ndodhi në momentin kur forcat e rendit po ekzekutonin një urdhër gjyqësor për dëbimin e dy vëllezërve dhe motrës, në një shtëpi të braktisur dykatëshe, e cila ishte zaptuar nga ta që prej një viti. Dy prej personave të përfshirë, një vëlla dhe një motër në të 60-at, u ndaluan nga policia, ndërsa njëri prej vëllezërve arriti të largohej nga vendngjarja dhe...