Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Gjyqësori është maja e ajsbergut”/ Raportimi i kreut të KLGJ në komision: Edhe unë kam humbur babanë në krye të detyrës
Një raportim i vështirë, për një ngjarje që tronditi mbarë vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dhe që për kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, nuk është e para. Përballë deputetëve në Komisionin e Ligjeve, kreu i KLGJ tregoi se ka humbur edhe babanë e tij në një aksident në punë. “Nuk mund ta filloja ndryshe këtë raportim, për të anashkaluar situatën e ndodhur javën e kaluar, jetën e një njeriu gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe unë vite më parë e kam humbur babain në aksident në punë. Njëkohësisht fëmijët e mi kishin lidhje me vajzën e të ndjerit. Ja që ndodh të jesh në krye të KLGJ, e kuptoj fare mirë çdo të thotë aksident në punë dhe çfarë masash duhen marrë....