No Image Available

Disa kriptomonedha rikuperojnë pas kërdisë që shkaktuan deklaratat e Trump

Dita e Premte ishte një kërdi e vërtetë në tregun e kriptoaseteve. Pas një kërcënimi lëshuar nga presidenti Amerikan Donald Trump mëngjesin e asaj dite duke thënë se mund të vendoste tarifa të reja tregtare ndaj Kinës, çmimet e aksioneve por edhe kriptomonedhave filluan të bien. Por pasi Trump tha se prej datës 1 Nëntor do të vendoste tarifa 100 përqind ndaj çdo lloj shkëmbimi tregtar me Kinën, vlera e kriptoaseteve ishte në rënie të lirë. Bitcoin qëndronte në 121 mijë dollarë mëngjesin e së Premtes por ra në 106 mijë dollarë pasdite. Kriptomonedhat e tjera, njohur edhe si altcoin, u goditën me rëndë me Ethereum që ra nga 4,300 dollarë në 3,600 dollarë ndërsa asete të tjera si Dogecoin dhe Cardano humbën 40 përqind...