Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pastronte paratë e krimit, Prokuroria e Shkodrës sekuestron apartamentin e të dënuarit me 4 identitete (EMRI)
Prokuroria e Shkodrës SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash nga të ardhura kriminale. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 103.4 m², në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, që dyshohet i përfituar nga të ardhura kriminale. Sipas asaj që bën me dije Porkuroria, pasuria në fjalë është blerë nga shtetasja me iniciale J.N., me fonde të dyshuara nga të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela. Ky i fundit, rezulton i dënuar në Itali dhe SHBA dhe në kërkim nga Interpol Roma për organizatë kriminale, drogë, armëmbajtje pa leje dhe municion. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në...