Durrës: Goditet rrjet trafikimi dhe prostitucioni, në kërkim organizatori kolumbian

Durrës: Goditet rrjet trafikimi dhe prostitucioni, në kërkim organizatori kolumbian

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion ne Durrës . Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi kolumbian, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kolumbiane që kishin marrë me qira një apartament, në lagjen nr. 18, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike. Procedohen penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Sekuestrohen një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive,...