Pastronte paratë e krimit, Prokuroria e Shkodrës sekuestron apartamentin e të dënuarit me 4 identitete

Pastronte paratë e krimit, Prokuroria e Shkodrës sekuestron apartamentin e të dënuarit me 4 identitete

Prokuroria e Shkodrës SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash nga të ardhura kriminale. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 103.4 m², në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, që dyshohet se është blerë nga të ardhura kriminale. Sipas asaj që bën me dije Porkuroria, pasuria në fjalë është blerë nga shtetasja me iniciale J.N., me fonde të dyshuara nga të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L. M (alias L. K alias L.K alias L.M). Ky i fundit, rezulton i dënuar në Itali dhe SHBA dhe në kërkim nga Interpol Roma për organizatë kriminale, drogë, armëmbajtje pa leje dhe municion.  Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër,...