Donald Trump: U dhashë fund tetë luftërave në tetë muaj!

Donald Trump: U dhashë fund tetë luftërave në tetë muaj!

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, theksoi se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin. “Pengjet janë kthyer. Është ndjesi e mirë… është bukur ta thuash. Është hera e parë që e them, pengjet janë kthyer. Por kur i jep fund tetë luftërave në tetë muaj, kjo do të thotë se nuk e do luftën,” deklaroi Trump, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit. Ai shtoi se paqja në rajon ka ardhur si pasojë e fuqizimit të Izraelit, duke përmendur edhe marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin Netanyahu. “Netanjahu më telefononte shumë herë për armë… aq shpesh, saqë Izraeli u...