Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Theu masën e sigurisë, arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka thyer masën e arrestit në shtëpi. Policia bën me dije se Aurel Ymeri, është kapur nga efektivët jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte në masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë: -arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.