Presidentja e KE: Investojmë 1 mld euro në Shqipëri! Rama: Në Bruksel nuk të dhuron askush asgjë, duhet ta fitosh

Presidentja e KE: Investojmë 1 mld euro në Shqipëri! Rama: Në Bruksel nuk të dhuron askush asgjë, duhet ta fitosh

edi rama dhe ursula von der leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit të zhvilluar mes tyre në godinën e qeverisë. Zyrtarja e lartë europiane, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe gjithashtu shtoi se do të mbështesë vendin tonë për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027. “Shqipëria është në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Europian. Dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, shpejtësi rekord. Qëllimi juaj është të mbyllni negociatat në vitin 2027 dhe ne do të jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge”, tha Von der Leyen, ndërsa shtoi: “Sepse momenti gjeopolitik është tani. Agresioni...