Aksidentohet furgoni me turistë në aksin Lushnjë-Berat, përfundon në kanal…

Aksidentohet furgoni me turistë në aksin Lushnjë-Berat, përfundon në kanal…

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Çiflig të Lushnjës, ku një furgon me turistë polakë është përmbysur në një kanal në anës rrugës. Makina po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ndërsa ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi. Në furgon udhëtonin gjashtë persona, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në spital për mjekim, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Shoferit polak i është bërë testi i alkoolit, por nuk rezultoi nën efektin e alkoolit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe humbja e drejtimit të mjetit. Turistët e tjerë janë marrë nga një tjetër automjet dhe kanë vazhduar udhëtimin drejt Beratit. Për shkak të ngjarjes, trafiku në aksin Lushnje–Berat u...