Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Franca ka një qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa personalitete pak të njohura për publikun, sikurse mësohet nga lista që publikoi pallati Elysée. Në post vazhdojnë të mbeten ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot, ministri i Ekonomisë dhe Financave Roland Lescure, ministrja e Kulturës Rachida Dati dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin. Lescure konsiderohet si aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron. Ministrja e deritanishme e Punës dhe Shëndetësisë Catherine Vautrin do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes. Ministër i ri i Brendshëm do të jetë prefekti i policisë së Parisit Laurent Nuñez. Ai do të zëvendësojë ministrin e mëparshëm të Brendshëm konservatorin Bruno Retailleau. Ministër i ri i Punës është emëruar shefi i hekurudhës shtetërore SNCF, Jean-Pierre...