Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paqja s’vjen pa drejtësi! Plani i ri për Gazën, vazhdim i politikave të dështuara
Më 4 shtator 2025, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi të përfshijë në listën e entiteteve të sanksionuara tre organizata palestineze për të drejtat e njeriut: Al-Haq, Palestinian Centre for Human Rights dhe Al Mezan Center for Human Rights. Sipas SHBA-ve, këto organizata kanë bashkëpunuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) në hetimet që synojnë qytetarë izraelitë veprim që administrata amerikane e konsideron si “politizim të padrejtë të drejtësisë ndërkombëtare”. Sanksionet bazohen në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar gjatë presidencës Trump, i cili lejon penalizimin e organizatave që bashkëpunojnë me hetime ndaj aleatëve të SHBA-së. Në praktikë, këto masa përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e çdo transaksioni financiar përmes sistemit bankar amerikan. Vendimi ka shkaktuar kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare për të...