Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës/ Reagon përgjegjësi: Ndërhyrja do të bëhet me segmente, ja sa do të zgjasin punimet
Duke filluar prej ditës së sotme, 13 tetor, autostrada Tiranë–Durrës do të ketë mbyllje të pjesshme të qarkullimit, për shkak të nisjes së punimeve në kuadër të projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”. Në njoftimin e bërë publik nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës disa ditë më parë, u njoftua se bllokimi do të ndodhë në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente: -Vorë–Maminas -Maminas–Sukth -Sukth–Fllakë -Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit -Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit Gëzim Noni, përgjegjës (sektori i menaxhimit të projektve) në një lidhje direkte sqaroi se sa do të zgjasin punimet. “Sot kanë filluar ndërhyrjet për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”, e cila është bërë problematike për përdoruesit e...