Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti kryeson në Gjilan, PDK në Prizren, Haradinaj në Gjakovë
Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 36,54% e qytetarëve. Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Qytetarët e Kosovës votuan sot në zgjedhjet lokale. Sipas exit-polleve të mediave të Kosovës, më Prishtinë kryeson Përparim Rama nga LDK me 35.82%. Pas tij vjen Hajrulla Çeku nga LVV me 31.57% të votave, që pasohet nga Uran Ismaili i PDK-së me 26.05%. Pas tyre vjen Bekë Berisha i AAK me 4.24%.