VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!

VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!

Wizz Air GJERMANI- Një incident i rëndë është regjistruar sot në aeroportin e Dortmundit, ku dhjetëra udhëtarë shqiptarë janë penguar të udhëtojnë drejt Tiranës, pasi kompania Wizz Air kishte shitur më shumë bileta se sa vendet e disponueshme në avion. Siç raporton Skyweb.al fluturimi W4 5126 Dortmund–Tiranë, i planifikuar të nisej në orën 15:45, është vonuar pasi stafi gjerman i aeroportit ka konstatuar overbooking, pra shitje të tepërt të biletave. Pasagjerët janë përballur me një situatë kaotike, ndërsa janë njoftuar nga stafi i kompanisë se “nuk ka më vende të lira në avion”. Shumë prej tyre kanë mbetur në sallën e pritjes, pa asnjë informacion të qartë për rimbursim apo për ndonjë fluturim alternativ. Sipas dëshmive, Wizz Air u ka ofruar pasagjerëve të mbetur në...