“Rezultati duhet të jetë më i mirë se ndeshja e mbrëmshme me Shqipërinë”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, reagon Vuçiç

“Rezultati duhet të jetë më i mirë se ndeshja e mbrëmshme me Shqipërinë”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, reagon Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se shqiptarët janë shumë nervozë për pjesëmarrjen e konsiderueshme në zgjedhjet lokale në Kosovë në zonat me popullsi serbe, të cilat po mbahen sot. “Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd. Sipas tij, shqiptarët nga të gjitha trevat “janë të dehur pas fitores së mbrëmshme” të ekipit të futbollit shqiptar ndaj Serbisë në Leskovc. “Do të doja që festimi në komunitetet serbe në Kosovë të ishte pak më i rëndësishëm sonte sesa ai festim. Ashtu siç u gëzuan...