Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve

Policia e Shtetit njofton se në Kurbin, vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëvePosedonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, me qëllim shpërndarjen, vihet në pranga një 24-vjeçar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular.Në përfundim të veprimeve...