Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ivanka Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff në Tel Aviv: Kjo paqe nuk është dobësi
Në sheshin e pengjeve në zemër të Tel Avivit, ku prej dy vitesh familjarët e të rrëmbyerve nga Gaza mblidhen çdo të shtunë për të kërkuar drejtësi dhe shpresë, u zhvillua mbrëmë një ceremoni që simbolizon një kthesë të re në procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Në mesin e turmës prej mbi 400 mijë personash, sipas organizatorëve, u shfaqën dy figura të njohura amerikane, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilëve iu bashkua edhe Ivanka Trump. Sipas Corriere della Sera, ata u pritën me entuziazëm nga të pranishmit, me flamuj izraelitë e amerikanë që valëviteshin krah për krah dhe me ovacione të ngrohta për përpjekjet e tyre në arritjen e marrëveshjes që ka mundësuar lirimin e një grupi prej njëzet pengjesh. Në fjalën e tij,...