Beteja me kancerin, ish-presidenti Joe Biden i nënshtrohet trajtimit me rrezatim dhe hormone në shtëpi

Beteja me kancerin, ish-presidenti Joe Biden i nënshtrohet trajtimit me rrezatim dhe hormone në shtëpi

Bota E Shtunë, 11 Tetor 2025 16:34 Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden po i nënshtrohet terapive me rrezatim dhe trajtimit hormonal pas diagnozës me një formë agresive të kancerit të prostatës që iu zbulua në maj të këtij viti. Zëdhënësi i tij konfirmoi të shtunën se 82-vjeçari ka nisur tashmë trajtimin, i cili përfshin terapi me rrezatim dhe ilaçe hormonale që po i merr në kushte shtëpie. ”Si pjesë e planit të trajtimit për kancerin e prostatës, ish-Presidenti Biden aktualisht po kalon terapi me rrezatim dhe trajtim hormonal”,- thuhet në deklaratën zyrtare.