“Serbia po ndërhyn në zgjedhje”, raportuesi për Kosovën Riho Terras: Beogradi synon përshkallëzimin e situatës

“Serbia po ndërhyn në zgjedhje”, raportuesi për Kosovën Riho Terras: Beogradi synon përshkallëzimin e situatës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dënuar ashpër manipulimin dhe ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale të vendit fqinj, duke i cilësuar ato si armiqësore dhe përshkallëzuese. Në një postim  në rrjetet sociale vetëm një ditë pak para mbajtjes së  zgjedhjeve lokale Terras tha se “ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë në zgjedhje janë bërë sërish të qarta”. “Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë publikisht kanë shpallur mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike serbe të Kosovës, kanë shpallur zgjerimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për mundësi të reja të punësimit afatshkurtër në institucionet e drejtuara nga Serbia në Kosovë, në ditët para zgjedhjeve”, tha Terras. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Beogradit  të ndalin veprimtarinë...