Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“CEZ-DIA” ! Kastriot Ismailaj kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, Kushtetuesja e rrëzon
Kastriot Ismailaj TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, i vetmi i dënuar deri më tani në lidhje me çështjen. Ismalaj tashmë po kërkon pafajësinë edhe në Gjykatë Kushtetuese, edhe pse e ka përfunduar dënimin e tij dhe është liruar nga qelia. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj. Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë. Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar. Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra...