Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Berat: Arrestohen dhe procedohen penalisht disa shtetas
                            Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Allambres, Dimal. Ai dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Kuçovë. Ai po hetohet në gjendje të lirë pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, duke drejtuar motomjetin pa leje, ka aksidentuar lehtë një shtetase 56-vjeçare. Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Berat është paraqitur shtetasja E. B., 35 vjeçe, e cila ka kallëzuar se vajza e saj 18-vjeçare është larguar...