Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale do të sjellin ndryshim pushteti në veri, analiza e DW: Partitë serbe i kanë dhënë fund bojkotit…
Partitë serbe në veri të Kosovës i kanë dhënë fund bojkotit. Ato konkurojnë për kryetar në të katër komunat veriore. Fitorja duket se thuajse e sigurtë, por si do t’i përballojnë ato ndryshimet nga politikat e Kurtit? Afër Urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut, ku mbi 90% e popullsisë janë serbë etnikë, atmosfera ka ndryshuar pas tre vitesh me një kryetar jo-serb kosovar. Dikur, muret e komunave veriore ishin mbuluar me grafite të simboleve kombëtare serbe. Tani, muret janë lyer dhe grafitet janë zhdukur. Flamujt serbë tani shihen rrallë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ndonëse dikur ato vareshin pothuajse në çdo shtyllë elektrike. Policia e Kosovës është e dukshme në çdo cep. Që nga dorëheqja masive e serbëve të Kosovës...